Gjykatësi i Speciales e urdhëron Tomë Gashin të mos publikojë dosjet sekrete

Gjykatësi i Speciales e urdhëron Tomë Gashin të mos publikojë dosjet sekrete

Tomë Gashi, avokat i OVL UÇK-së ka marrë sot një letër nga gjykatësi i Speciales, Nicollas Guillou i cili ka kërkuar nga ai që nëse merr ndonjë informacion konfidencial, si punë e dosjeve që kanë rrjedhur deri më tani, të njoftojë prokurorinë e Specializuar. Në letrën të cilën e ka publikuar Gashi, shihet se gjykatësi […]

Tomë Gashi, avokat i OVL UÇK-së ka marrë sot një letër nga gjykatësi i Speciales, Nicollas Guillou i cili ka kërkuar nga ai që nëse merr ndonjë informacion konfidencial, si punë e dosjeve që kanë rrjedhur deri më tani, të njoftojë prokurorinë e Specializuar.

Në letrën të cilën e ka publikuar Gashi, shihet se gjykatësi francez ka kërkuar nga Gashi që asnjë nga këto informacione të mos publikohen, mirëpo që të njëjtat t’i dorëzohen Prokurorisë së Specializuar.

“Më eshte urdheruar, si perfaqesues i organizates te veteraneve te UÇK-se i dates i dates 25 Shtator 2020 qe kerkon nga OVL-UÇK te informoj Zyren e Prokurorit te Specializuar nese merre ndonje informacion konfidencial ose jopublik te TFHS-se, ZPS-se ose Dhomave te Specializuara dhe te mos shperndaje asnje prej ketyre materialeve konfidenciale”, ka bërë të ditur Gashi.

Gashi tutje ka thënë se ky “e-mail” që ka marrë nga gjykatësi francez, dëshmon se dosjet e rrjedhura janë të Speciales.

Tutje, ai ka shtuar se nuk është në juridiksion të Speciales të merret me çështje që nuk ndërlidhen me periudhën e luftës, dhe në një situatë të tillë, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati duhet të lirohen menjëherë nga burgu.

Postimi i plotë:

Gjyjata speciale duhet pak te disiplinohet dhe te mos beje spektakle pa nevoje, siç beri me arrestimin e z.Nasim Haradinaj dhe z.Hysni Gucati.

Pas refuzimit te djeshem qe pa ftese, vetem me nje me thirrje telefonike, pa dhene sqarime, se per çfare po na ftojne, dhe ne çfare cilesie une dhe z.Klinaku kemi refuzuar qe te shkojme ne zyrat e policise se Eulexit ne Fushe Kosove.

Pas insistimt tim per takim qe me hetues te prokurorise speciale, apo zyrtare te Gjykates Speciale te takohemi ne zyrat e OVL te UÇK-se, apo ne zyren time, dhe pas refuzimit te tyre sot kam pranuar nje email nga gjyqtari i Gjykates Speciale z. Nikollas Guillou i leshuar me kerkese te peokurorit Jack Smith me te cilin :

– Më eshte urdheruar, si perfaqesues i organizates te veteraneve te UÇK-se i dates i dates 25 Shtator 2020 qe kerkon nga OVL-UÇK te informoj Zyren e Prokurorit te Specializuar nese merre ndonje informacion konfidencial ose jopublik te TFHS-se, ZPS-se ose Dhomave te Specializuara dhe te mos shperndaje asnje prej ketyre materialeve konfidenciale.

Ky vendim eshte tentativ per te legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nenkryetarit te OVL te UÇK-se, kjo verteton se publikimi i dokumenteve te deritanishme jane te Gjykates Speciale.

Gucati dhe z.Haradinaj jane arrestuar me daten 25 shtator 2020,ndersa Gjykata Speciale ka mandat vetem per krimet e luftes dhe krime te tjera periudhen kohore 1998 – 2000

Me qene se vendimi eshte I dates 25 shtator 2020, ndersa arrestimet jane kryer me 25 shtator.Mbajtja e Nasim Haradinaj dhe Gucati eshte e kunderligjshme dhe ata duhet te lirohen menjehere.

Deri me 25 shtator publikimi i dokumentave nga OVL -UÇK nuk mund te konsiderohet i jashtligjshem.

Prokuroria speciale ne Hage duhet ta hetoj vetveten dhe Gjykaten Speciale, se si kane rrjedhur keto dokumente.

Rrjedhja e ketyre dokumentave nga Gjykata Speciale/Prokuroria Speciale tregon se sa serioze eshte kjo gjykate dhe kjo prokurori qe i akuzon vetem pjestaret e UÇK-se, por nuk i akuzon zyrtaret e vet per skandal te krijuar nga vet ata !.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?