Gjendja me COVID-19: 630 të vdekur, 1 mijë e 328 raste aktive

Momentalisht në Kosovë janë 1 mijë e 328 raste aktive me Koronavirus. Numri total i rasteve deri më tani është është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Me fatalitet kanë përfunduar 630 persona të prekur nga ky virus. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm […]
Numri total i rasteve deri më tani është është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Me fatalitet kanë përfunduar 630 persona të prekur nga ky virus.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 56 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar instituti.












