Enver Hoxhaj i zhgënjyer me Bashkësinë Ndërkombëtare pas deklaratave skandaloze nga Vulini

Deputeti i PDK-së dhe ish ministri, Enver Hoxhaj, është marrë me deklaratën e ministrit të mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin – i cili lëshoi deklaratë fyese për kosovarët. Me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, z.Hoxhaj ka shprehur zhgënjimin e tij me Bashkësinë Ndërkombëtare. Ai ka thënë që Bashkësia Ndërkombëtare […]
Deputeti i PDK-së dhe ish ministri, Enver Hoxhaj, është marrë me deklaratën e ministrit të mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin – i cili lëshoi deklaratë fyese për kosovarët.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, z.Hoxhaj ka shprehur zhgënjimin e tij me Bashkësinë Ndërkombëtare.
Ai ka thënë që Bashkësia Ndërkombëtare nuk guxon ta harrojë sa viktima e humbje iu kanë shkaktuar popujve në Ballkan regjimi millosheviqian.
“Në atë kohë ndjekësit më besnikë të Millosheviqit ishin treshja: Vucic, Dacic dhe Vulin. Fatkeqësisht, në vend se të përballeshin me përgjegjësinë për të kaluarën e tyre, ata vazhdojnë të jenë figura kyçe në politikën e Serbisë. Jo rastësisht, gjatë këtyre ditëve ishim dëshmitarë të kthimit të racizmit në Beograd!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ditë më parë, edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq dha një deklaratë skandaloze kur në mënyrë të hapur kërkoi që të mos tregoheshin nga serbët varrezat masive të shqiptarëve. /Periskopi












