Ekspertët: Mosha dhe pesha e Trump, faktorë në përballjen me COVID-19

Ekspertët: Mosha dhe pesha e Trump, faktorë në përballjen me COVID-19

Mosha dhe pesha janë faktorë që e vënë Presidentin Donald Trump në një kategori më të rrezikuar nga COVID-19, por megjithatë ekspertët thonë se prognoza nuk mund të parashikohet lehtë. Mjeku i presidentit, Sean Conley, pohoi në një deklaratë të premten se presidenti dhe zonja e parë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus. Por mjeku thotë […]

Mosha dhe pesha janë faktorë që e vënë Presidentin Donald Trump në një kategori më të rrezikuar nga COVID-19, por megjithatë ekspertët thonë se prognoza nuk mund të parashikohet lehtë. Mjeku i presidentit, Sean Conley, pohoi në një deklaratë të premten se presidenti dhe zonja e parë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus. Por mjeku thotë se të dy ata “janë mirë në këtë moment”.

“Parashikoj se presidenti do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësitë e tij pa ndërprerje gjatë kohës që kurohet”, tha mjeku. Presidenti është 74-vjeç dhe të dhënat tregojnë se ritmet e shtrimit në spital janë 5 herë më të larta për grupmoshën e tij se sa për 18-29 vjeçarët, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve. Po ashtu rreziku për vdekje është 90 herë më i lartë.

Sipas rezultateve të analizave të tij më të fundit, presidenti është 1.9 metra i gjatë dhe peshon thuajse 111 kg. Sipas këtyre shifrave, ai konsiderohet mbipeshë i kategorisë obeze. Kjo e trefishon rrezikun për shtrim në spital, sipas Qendrës Për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. “Përgjithësisht, dikush që ka këto veçori kërkon vëmendje të madhe”, thotë Amesh Adalja, mjek i sëmundjeve ngjitëse dhe studiues në Universitetin Johns Hopkins. “Por kjo nuk do të thotë se ai medoemos do të kalojë një sëmundje të rëndë”, thotë eksperti.

“Ky virus ka shfaqur trajektore të ndryshme në çdo person. Nuk dimë mjaftueshëm përse disa individë, megjithëse janë në grupin më të rrezikuar, e kalojnë më lehtë se të tjerë”. Një studim i kufizuar në një qendër të kujdesit për të moshuarit, të cilët janë në grupin më të rrezikuar, arrin në përfundimin se më shumë se 1/3 e atyre që rezultuan pozitivë për koronavirus nuk shfaqën simptoma.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?