Edhe një zyrtar serb zbulon koordinimin me Gjykatën Speciale, Nebojsha Çoviq: Kam bashkëpunuar me Williamson

Edhe një zyrtar serb zbulon koordinimin me Gjykatën Speciale, Nebojsha Çoviq: Kam bashkëpunuar me Williamson

Nebojsha Çoviq është zyrtari serb i radhës që ka zbuluar bashkëpunimin e tij me Gjykatën Speciale, e cila pritet t’i gjykojë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krimet e pretenduara të luftës. Ish Shefi i Qendrës për Koordinim në Kosovë e ka pohuar këtë gjatë një debati të zhvilluar në televizionin serb RTS, dy […]

Ish Shefi i Qendrës për Koordinim në Kosovë e ka pohuar këtë gjatë një debati të zhvilluar në televizionin serb RTS, dy ditë më parë.

“Unë kam pasur mundësi të bashkëpunoj me Clint Williamson”, ka deklaruar Çoviq.
Ai, po ashtu, duke komentuar rrjedhjen e dosjeve që pretendohet të kenë dalë nga Dhomat e Specializuara, ka thënë se ato dokumente janë autentike.

Bashkëpunimin me ish Kryeprokurorin e Task Forcës për Hetime Speciale, Clint Williamson, javë më parë e kishte konfirmuar edhe ish prokurori serb për krime të luftës, Vladimir Vukçeviq, duke e quajtur atë si një bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

Një korrespondencë e vitit 2013 midis Williamson dhe Vukçeviq, që dëshmonte këtë koordinim të Serbisë dhe Gjykatës Speciale, ishte një ndër dokumentet e prezantuara në media, si material që pretendohet të ketë dalë jashtë Dhomave të Specializuara.

I fundit që ka folur për furnizimin e Gjykatës Speciale me dokumente nga Serbia është Milovan Drecun, i cili ka rrëfyer se si e kishte dërguar atje strukturën e UÇK-së dhe se si kishte kuptuar që në aktakuza do të shkohej me variantin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.

Drecun, po ashtu, ka thënë se kishte marrë një falënderim të veçantë nga ish Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, David Schwendiman.

“Unë që në fazën e parë nga zotëri Schwendiman kam marrë falënderim, madje me dorë e ka shkruar falënderimin e veçantë, gjë që nuk është e zakonshme, sepse qartësisht i kemi ndihmuar shumë, së paku në atë fazën fillestare, që ata të ndajnë drunjtë nga mali, të shohin në cilat drejtime lëvizin”, ka thënë ai./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?