​Haradinaj-Stublla: Jemi zotuar për ngritjen e një fondi për shqiptarët në Mal të Zi

​Haradinaj-Stublla: Jemi zotuar për ngritjen e një fondi për shqiptarët në Mal të Zi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se janë duke punuar rreth ngritjes së një fondi të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë edhe për shqiptarët në Mal të Zi. Derisa ka theksuar se ky është zotim i dy shteteve. Haradinaj-Stublla, këtë e bëri të ditur gjatë nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi […]

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se janë duke punuar rreth ngritjes së një fondi të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë edhe për shqiptarët në Mal të Zi. Derisa ka theksuar se ky është zotim i dy shteteve.

Haradinaj-Stublla, këtë e bëri të ditur gjatë nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me Federaten Pan-Shqiptare “Vatra”, për çka tha se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë për promovimin e vlerave mbarë kombëtare.

“Bashkë me federatën mbarë shqiptare “Vatra” nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit, një zotim i cili tani e tutje do të na lidh edhe më fortë dhe bashke do ta hartojmë një agjendë mbarë shqiptarë. Së bashku do të konkretizojmë dëshirën dhe vullnetin e madh për të krijuar një program të promovimit të vlerave dhe interesave tona mbarë kombëtare. Puna për ngritjen e fondit ndërshtetëror që bëmë dje për Luginën e Preshevës bashkë me Qeverinë Shqiptare shënon edhe një momentum të ri në përpjekjet tona për të lartësuar pozicionin dhe përmirësuar gjendjen dhe pozicionin e shqiptarëve. Do të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim edhe me Shqiptarët e Malit të Zi dhe ky është një zotim që e kemi bërë edhe dje në mbledhjen e dy Qeverive”, ka thënë ajo.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës “VATRA” Elmi Berisha, tha se kjo marrëveshje shërben për bashkërendim të aktiviteteve.

“Vatra luajti rolin e ambasadorit ku për një periudhë të caktuar i bëri politikën e jashtme dhe pagoi nga gjepi i vet ambasadorët e ndryshëm. 100 vite më vonë në vitet 90- ta ishte “Vatra” që i doli zot kombit shqiptarë, ku krijuam ura të reja dhe të fuqishme me ShBA. Ne kemi bashkëpunuar 20 vite me Qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë, kësaj radhe kemi menduar t’i betonojmë lidhjet tona”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?