E pabesueshme: Miliarderët e rritën pasurinë për 10,2 trilionë gjatë krizës së pandemisë

Miliarderët e botës “ia dolën ekstremisht mirë” gjatë pandemisë së koronavirusit, duke i rritur pasuritë e tyre tashmë tepër të larta për 10,2 trilionë dollarë. Një raport nga banka suedeze UBS gjeti se miliarderët e rritën pasurinë e tyre me më shumë se çerekun (27,5%) në kulmin e krizës nga prilli e deri në korrik, […]
Një raport nga banka suedeze UBS gjeti se miliarderët e rritën pasurinë e tyre me më shumë se çerekun (27,5%) në kulmin e krizës nga prilli e deri në korrik, derisa miliona njerëz në mbarë botën po humbnin punët e tyre apo po e kishin të zorshme t’ia dilnin mbanë përmes ndihmave qeveritare.
UBS-ja tha se pasuria e miliarderëve kishte prekur “majën e re, duke kaluar kulmin e kaluar të arritur në fund të 2017-s”, shkruan Guardian, përkthen Periskopi.
Josef Stadler nga UBS-ja që merret direkt vetëm me më të pasurit e botës, tha: “Miliarderët ia dolën ekstremisht mirë gjatë krizës së Covid-it, jo vetëm që ia dolën t’i iknin stuhisë e uljes së pasurisë, por edhe fituan tepër shumë.”
Stadler tha që super të pasurit kishin mundur të përfitonin nga krizat sepse ata kishin “stomakun” për të blerë më shumë aksione kompanish kur tregjet në mbarë botën po pësonin humbje.
Luke Hilyard, drejtori ekzekutiv i High Pay Centre, një thinktank që fokusohet në pagat e tepërta, tha se “koncentrimi ekstrem i pasurisë është fenomen i shëmtuar nga perspektiva morale, por edhe ekonomikisht e shoqërisht destruktiv”. /Periskopi












