E konfirmuar: Deputeti Etem Arifi është futur në burg

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi, që është i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim me subvencione, po e vuan dënimin në burgun e Lipjanit. Ky lajm është konfirmuar nga zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi. “Deputeti Etem Ariti është duke e mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese të Lipjanit,” […]
Ky lajm është konfirmuar nga zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
“Deputeti Etem Ariti është duke e mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese të Lipjanit,” ka thënë z.Gashi.
Deputeti Arifi ishte paraqitur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, më 29 shtator, pasi Gjykata Kushtetuese i kishte refuzuar ankesën në të cilën është kërkuar që të mos vuante dënimin.
Arifi ka votuar si i dënuar për formimin e Qeverisë Hoti. /Periskopi












