Dy vjet nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Sot janë bërë dy vjet qëkur qytetarët e Kosovës dolën të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në këtë garë zgjedhore ishin përfshirë 25 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, […]

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në këtë garë zgjedhore ishin përfshirë 25 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, 4 koalicione dhe një kandidat pavarur, derisa të drejtë vote kishin 1.937.869 votues të regjistruar në listën zgjedhore.

Procesi zgjedhor në mbarë territorin e Kosovës u vëzhgua nga rreth 50 mijë vëzhgues dhe komisionarë të angazhuar, ndër të cilët edhe nga Bashkimi Evropian.

Në këto zgjedhje fitoi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, por në pamundësi për të formuar si e vetme qeverinë, ajo u detyrua të hyjë të bëjë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës të Isa Mustafës.

Qeveria Kurti nuk zgjati më shumë se 50 ditë, pasi u shkarkua me mocion të mosbesimit, pas përplasjeve të brendshme për shkak të shkarkimit të ministrit të Brendshëm Agim Veliu në kohë pandemie.

Lëvizje Vetëvendosje kërkoi zgjedhje të reja, por kjo u refuzua nga një pjesë e partive tjera, të cilat formuan Qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së, pjesë e së cilës janë edhe AAK, NISMA.

Ndryshe, këto ishin zgjedhjet e katërta të parakohshme parlamentare, nga gjithsej shtatë të mbajtura në vend.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?