Deputetja e AAK-së kërkon nga Perëndimi ta dënojë gjuhën kriminale të zyrtarëve serbë

Deputetja e AAK-së kërkon nga Perëndimi ta dënojë gjuhën kriminale të zyrtarëve serbë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas deklaratave raciste të liderëve serbë. Ajo në një postim në Facebook ka thënë se ata që shkaktuan tragjedi në fundshekullin e kaluar po vazhdojnë me gjuhën e njëjtë. “Ata tashmë e dinë se krimet që i kryen mbi popuj të pambrojtur […]

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se ata që shkaktuan tragjedi në fundshekullin e kaluar po vazhdojnë me gjuhën e njëjtë.

“Ata tashmë e dinë se krimet që i kryen mbi popuj të pambrojtur do i shoqërojnë përjetësisht, ndërsa Kosova e lirë dhe e pavarur e ka themelin pikërisht në atë sakrificë, dhe rruga e saj e pa kthim drejt BE-së është vizion i ynë duke e ruajtur miqësinë e përjetshme me SHBA-në”, ka thënë Kadrijaj.

Ajo ka thënë se zëri i mijëra viktimave të pafajshme duhet të zgjojë ndërgjegjen e Perëndimit dhe ta dënojë gjuhën kriminale të zyrtarëve serbë.

“Ata që shkaktuan tragjedi në fundshekullin e kaluar po vazhdojnë me gjuhën e njëjtë. Ata tashmë e dinë se krimet që i kryen mbi popuj të pambrojtur do i shoqërojnë përjetësisht, ndërsa Kosova e lirë dhe e pavarur e ka themelin pikërisht në atë sakrificë, dhe rruga e saj e pa kthim drejt BE-së është vizion i ynë duke e ruajtur miqësinë e përjetshme me SHBA-në.”

“Zëri i mijëra viktimave të pafajshme duhet të zgjojë ndërgjegjen e Perëndimit dhe ta dënojë gjuhën kriminale të zyrtarëve serbë, të kërkojnë drejtësi për të pafajshmit qe u viktimizuan në fundshekullin e kaluar”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, ndaj deklarimeve raciste të zyrtarëve serbë sot ka reaguar edhe kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, i cili doli në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se çlirimtarët padyshim ishin në Kosovë, ndërsa kriminelët janë ende në Serbi.

“Sa për UÇK për mua janë çlirimtarë, vrasësit ishin në Beograd dhe për mua atje ka akoma vrasës. Asnjë personalitet serb nuk e ndryshon dot historinë për një fakt të thjesht. Nuk e sulmoi Kosova, Serbinë por ndodhi e kundërta, iu dogjën shtëpi e katandi, ishin nga Beogradi ishin ushtarët e Sllobodanit, u përdorën për djegie plaçkitje, përdhunime dhe spastrim etnik. Çlirimtarët janë në Kosovë, kriminelët e asaj lufte janë disa nënë dhe disa mbi dhe por janë në Beograd,” është shprehur Rama.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?