Deliu-Kodra uron ministren e re të Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra ka uruar Evis Kushi për pozitën e marrur në krye të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri. Deliu-Kodra thotë se beson në profesionalizmin dhe përkushtimin e Kushit në botën akademike. Postimi i plotë: Me miken time, zonjën Justina Pula takuam një mike tjetër në Tiranë zonjën Evis Kushi dhe e përgëzuam […]
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra ka uruar Evis Kushi për pozitën e marrur në krye të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri.
Deliu-Kodra thotë se beson në profesionalizmin dhe përkushtimin e Kushit në botën akademike.
Postimi i plotë:
Me miken time, zonjën Justina Pula takuam një mike tjetër në Tiranë zonjën Evis Kushi dhe e përgëzuam për pranimin e rolit udhëheqës në zhvillimin arsimor të Shqipërisë.
Së bashku me Justinën e kem përjetuar me kënaqësi emërimin e Evisit në krye të Ministrisë së Arsimit duke e njohur mirë profesionalizmin, kontributin dhe përkushtimin e saj në botën akademike.
Evisi do t’i jap shumë arsimit shqiptar duke respektuar gjithashtu punën e shkëlqyeshme të paraardhëses së saj, Besa Shahini.
Arsimi nën përkujdesjen e vendimarrjes së grave të guximshme padyshim se do të shënojë përparim dhe Evisi është vazhdimësia e kësaj garancie.
I uroj punë të mbarë Evisit dhe shqiptarëve u urojë Ministren e re të Arsimit, e cila do ta dëshmojë besimin me punën dhe profesionalizimin e saj.













