Chrissy Teigen dhe John Legend humbin fëmijën: ‘Si mund të jetë e vërtetë kjo’

Chrissy Teigen dhe John Legend humbin fëmijën: ‘Si mund të jetë e vërtetë kjo’

Modelja Chrissy Teigen njoftoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, John Legend, e kanë humbur fëmijën. Deklarata e dhimbshme vjen disa ditë pasi modelja bëri publike në rrjete sociale problemet e shtatzënisë. “Duke shkuar në shtëpi pa fëmijë. Si mund të jetë e vërtetë kjo,” shkroi ajo në Twitter. Në një postim në Instagram, Chrissy u shpreh […]

Modelja Chrissy Teigen njoftoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, John Legend, e kanë humbur fëmijën. Deklarata e dhimbshme vjen disa ditë pasi modelja bëri publike në rrjete sociale problemet e shtatzënisë.

“Duke shkuar në shtëpi pa fëmijë. Si mund të jetë e vërtetë kjo,” shkroi ajo në Twitter.

Në një postim në Instagram, Chrissy u shpreh se pavarësisht transfuzioneve të gjakut, bebi nuk ishte në gjendje të merrte lëngjet e nevojshme.

“Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të madhe, të cilën nuk e kemi përjetuar kurrë më parë. Nuk qemë në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t’i jepnim bebit lëngjet e nevojshme që i duheshin, pavarësisht transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte.

Ne nuk i kemi vendosur kurrë emrat e fëmijëve deri në momentin që kanë ardhur në jetë. Por, për disa arsye, kishim nisur ta quanim djalin tonë të vogël Jack. Kështu ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack u mundua kaq shumë që të ishte pjesë e familjes sonë dhe do të jetë, përgjithmonë.

Për Jack-un tonë të vogël – më vjen keq që në momentet e para të jetës tënde u takuam me kaq shumë probleme, sa që nuk mund të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Do të të duam gjithmonë.”

Në fund të postimit, Chrissy thotë se “ditët s’do të kenë gjithmonë diell”. “Por ne do ta përqafojmë dhe duam njëri-tjetrin dhe do t’i kalojmë të gjitha,” përfundon ajo.

Jack do të ishte fëmija i tretë i çiftit. Ata janë prindër të vajzës 4 vjeç, Luna Simone, dhe djalit Miles Theodore, 2 vjeç.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar