Çdo 5 minuta një grua diagnostikohet me kancer gjinekologjik! Ja cilat janë shenjat e para që duhet t’i dini patjetër

Çdo 5 minuta një grua diagnostikohet me kancer gjinekologjik! Ja cilat janë shenjat e para që duhet t’i dini patjetër

Çdo pesë minuta një grua diagnostikohet me kancer gjinekologjik, nga të cilat më shumë se 33,000 humbin betejën çdo vit, raporton “The Sun”. Ky numër pritet të rritet, për shkak të pandemisë së koronavirusit që do të çojë në dhjetëra mijëra vdekje shtesë nga kanceri. Por ekspertët kanë frikë se ndërgjegjësimi rreth kancerit gjinekologjik është […]

Çdo pesë minuta një grua diagnostikohet me kancer gjinekologjik, nga të cilat më shumë se 33,000 humbin betejën çdo vit, raporton “The Sun”.

Ky numër pritet të rritet, për shkak të pandemisë së koronavirusit që do të çojë në dhjetëra mijëra vdekje shtesë nga kanceri.

Por ekspertët kanë frikë se ndërgjegjësimi rreth kancerit gjinekologjik është i ulët dhe shumë gra nuk u kushtojnë vëmendje simptomave.

Hera e parë që një grua dëgjon për kancerin e mitrës, vezoreve, qafës së mitrës, vaginës dhe vulvës, është kur një mjek i thotë se e ka sëmundjen.

Por kapja e saj që në fillim mund të shpëtojë jetë dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke ditur shenjat e hershme që e paralajmërojnë.

Këtu, gjinekologu Dr. Shree Datta tregon se çfarë duhet të keni parasysh kur bëhet fjalë për kancerin gjinekologjik …

6 shenjat që duhet të dini:

Gjakderdhje jonormale (ndërmjet ciklit, pas seksit ose pas menopauzës)

Periudha të përsëritura me dhimbje barku

Fryrje barku të pashpjegueshme

Ndryshimi i oreksit

Ndryshimi i zakoneve të zorrëve

Humbje e konsiderueshme e peshës pa u përpjekur për këtë

Sigurohuni që të konsultoheni me mjekun menjëherë në rast se vini re ndonjë nga këto simptoma.

Nëse nuk gjendet asnjë problem gjatë vizitës së parë, kthehuni tek mjeku nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen.

Kush duhet të kujdeset?

Ky kancer mund të prekë gratë e reja që kanë perioda të rregullta ose ato që kanë kaluar menopauzën, kështu që mos mendoni se prek vetëm gratë që kanë kaluar menopauzën.

Si mund ta zvogëloj rrezikun?

Përderisa nuk mund të ndryshoni disa faktorë të rrezikshëm, për shembull, historinë tuaj familjare ose prejardhjen tuaj gjenetike, faktorë të tillë si pirja e duhanit ose mbipesha mund të ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të kancerit gjinekologjik, prandaj është e rëndësishme të kontrolloni dietën dhe të ushtroheni rregullisht.

Kjo gjithashtu mund të forcojë sistemin tuaj imunitar.

Mbani një ditar të simptomave anormale të tilla si perioda të rënda ose gjakderdhje në mes të ciklit.

Testet si mamografia janë krijuar për të zbuluar që në fazat e hershme nëse keni apo jo kancer gjinekologjik.

Mos harroni se seksi i sigurt dhe vaksinimi kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST) nëse keni të drejtë, mund t’ju mbrojë nga llojet e ndryshme të SST-ve me rrezik të lartë, të cilat zakonisht lidhen me kancerin e qafës së mitrës.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar