Boris Johnson: Donald Trump do të kthehet shëndosh e mirë

Boris Johnson: Donald Trump do të kthehet shëndosh e mirë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka këmbëngulur se Donald Trump “do të kthehet shëndosh e mirë”, duke iu referuar gjendjes së tij shëndetësore pas prekjes së të parit të SHBA-ve me Covid-19, përgjatë një interviste në BBC gjatë ditës së sotme. Në një intervistë me Andrew Marr Show në BBC, Johnson gjithashtu iu […]

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka këmbëngulur se Donald Trump “do të kthehet shëndosh e mirë”, duke iu referuar gjendjes së tij shëndetësore pas prekjes së të parit të SHBA-ve me Covid-19, përgjatë një interviste në BBC gjatë ditës së sotme.

Në një intervistë me Andrew Marr Show në BBC, Johnson gjithashtu iu dha fund spekulimeve se ai nuk ishte shëruar plotësisht nga Covid-19. Shefi i ekzekutivit të Mbretërisë së Bashkuar (MB) ishte infektuar me virusin korona në prill të këtij viti, raportojnë mediet britanike.

Ai i mohoi kategorikisht zgjatjen e simptomave të Covid-19, duke thënë se “ishte në gjendje më të mirë sesa rotveilerët (racë e qenit)”.

Komentet erdhën pasi Trump tha se po ndihej “shumë më mirë”, pavarësisht raportimeve kontradiktore për gjendjen e tij.

Ekipi mjekësor i presidentit tha se ai po bënte “shumë mirë” dhe ishte në “gjendje jashtëzakonisht të mirë emocionale” në një përditësim të lëshuar dje.

Deklarata zyrtare u lëshuar për më pak se 24 orë pasi ai u dërgua me helikopter në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed pranë Washington DC.

I pyetur për gjendjen e zotit Trump, Johnson tha se “jam i sigurtë që presidenti Trump do të jetë mirë, ai gjendet nën kujdesin më të mirë të mundshëm”.

“Gjëja më e rëndësishme për t’u bërë nga ai është të ndjekë këshillat e mjekëve”, shtoi tutje lideri i Partisë Konservatore në MB.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?