Bërnabiq emërohet mandatare për formimin e Qeverisë së re të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, emëroi të hënën Ana Bërnabiqin mandatare për formimin e Qeverisë së re të Serbisë. Vuçiq tha se ka pasur disa kandidatë, por Bërnabiq, e cila ka qenë kryeministre e Serbisë nga viti 2017, “ka punuar në interes të qytetarëve, ka qenë besnike ndaj Serbisë dhe ka punuar për përfitimet e […]

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, emëroi të hënën Ana Bërnabiqin mandatare për formimin e Qeverisë së re të Serbisë.

Vuçiq tha se ka pasur disa kandidatë, por Bërnabiq, e cila ka qenë kryeministre e Serbisë nga viti 2017, “ka punuar në interes të qytetarëve, ka qenë besnike ndaj Serbisë dhe ka punuar për përfitimet e vendit”.

Për Bërnabiqin “ka një mendim shumë të lartë”, tha Vuçiq.

Ai tha se i ka kërkuar asaj që të konsiderojë hapjen e dy ministrive të reja, për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore, si dhe për kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.

“Po ashtu e kam lutur mandataren që, nëse është e mundur, 50 për qind ose afër 50 për qind e anëtarëve të qeverisë të jenë gra”, tha Vuçiq.

Ana Bërnabiq ka qenë kryeministre e Serbisë nga 29 qershori, 2017.

Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë mbajtur më 21 qershor.

Pragun prej 3% të votave e kanë kaluar shtatë lista, nga të cilat katër janë të pakicave.

Shumicën e ka fituar lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – Për fëmijët tanë”, me 1,953,998 vota, apo 60.65% të tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?