Anulohen rezultatet: Protesta brutalisht të dhunshme në Kirgistan pasi disa parti nuk kalojnë pragun

Autoritetet elektorale në Kirgizstan kanë anuluar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare pas protestave të dhunshme. Demonstruesit u turrën drejt parlamentit gjatë natës dhe u përplasën me policinë, duke kërkuar zgjedhje të reja. Qindra u lënduan ndërsa një person vdiq, ka thënë Minsitri i Shëndetësisë. Ky veprim nga komisioni elektoral erdhi pasi presidenti Sooronbai Jeenbekov akuzoi “forcat […]
Demonstruesit u turrën drejt parlamentit gjatë natës dhe u përplasën me policinë, duke kërkuar zgjedhje të reja.
Qindra u lënduan ndërsa një person vdiq, ka thënë Minsitri i Shëndetësisë.
Ky veprim nga komisioni elektoral erdhi pasi presidenti Sooronbai Jeenbekov akuzoi “forcat politike” që po provonin ilegalisht t’ia merrnin pushtetin, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Protestat shpërthyen pasi vetëm 4 parti politike nga 16 të regjistruara në parlament në zgjedhjet e së dieles arritën që ta kalonin pragun zgjedhor. Tri nga katër këto parti kanë lidhje të ngushta me presidentin Jeenbekov.
Pragu zgjedhor në këtë vend është hiç më pak se 7 për qind, ose 2 për qind më shumë se sa në Republikën e Kosovës. /Periskopi












