Akuzohet për sulm seksual, ish-ministri deklarohet i pafajshëm: Rasti është montazh

Akuzohet për sulm seksual, ish-ministri deklarohet i pafajshëm: Rasti është montazh

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq, u deklarua i pafajshëm për veprën penale “sulm seksual”. Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Pejë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ardiana Veseli, i akuzuari Baliq nuk e pranoi fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë Në […]

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq, u deklarua i pafajshëm për veprën penale “sulm seksual”.

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të martën, në Gjykatën Themelore në Pejë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ardiana Veseli, i akuzuari Baliq nuk e pranoi fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë

Në këto rrethana, gjykatësi Shaqë Curri e njoftoi atë dhe mbrojtësen e tij, avokaten Aurora Mulhaxha, lidhur me të drejtën për kundërshtim të provave dhe kërkesë për hudhje të aktakuzës, në afat prej 30 ditësh.

Pas kësaj, avokatja Mulhaxha kërkoi që klientit të saj t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me ndonjë masë tjetër, për të cilin propozim prokurorja Veseli deklaroi se ia lë në vlerësim gjykatës për të vendosur.

Deklarim të njëjtë me atë të prokurores pati edhe mbrojtësi i viktimave, Demë Hasanaj.

Kurse i akuzuari Baliq tha se e mbështetë fjalën e mbrojtëses së tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Kam qenë që 55 dite pa faj në paraburgim, e ky është një montazh. Është një vendim i drejtë nëse unë mbrohem ne liri, se jam i pafajshëm, apo eventualisht të me caktohet ndonjë masë tjetër”, deklaroi Baliq.

Lidhur me këtë, gjykatësi Curri deklaroi se do të vendosë me shkrim, për çka palët do të njoftohen me kohë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, e ngritur më 29 shtator të këtij viti, i pandehuri Numan Baliq akuzohet se me 12 gusht të këtij viti, në ora 22:00, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, në cilësinë e profesionistit shëndetësor, duke keqpërdorur gjendjen shëndetësore të viktimës, i pandehuri cyt të dëmtuarën që ta prek për qëllime seksuale, pa pëlqimin e saj, derisa viktima arrin të largohet nga i pandehuri dhe kërkon ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë, e me pas e raporton rastin në Policinë e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?