Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, një person dërgohet në spital

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Gjilan-Prishtinë, ku një person është lënduar. Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Bresalc. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për lajmi.net, se një person është […]
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Bresalc.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për lajmi.net, se një person është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident dhe një person është lënduar dhe është sjellë në spital dhe njësitet e trafikut janë në vend të ngjarjes”, ka deklaruar Hashani.












