A e dini se çfarë është ‘doomscrolling’? Nëse po, shmangeni atë

A e dini se çfarë është ‘doomscrolling’? Nëse po, shmangeni atë

Edhe nëse nuk e ke dëgjuar këtë term më parë, është e sigurt që është pjesë e jetës tënde. Drita që vjen nga ekrani i telefonit të jep në fytyrë një shkëlqim të frikshëm. Gishti i madh “shfleton” vazhdimisht mbi ekran, papritur një gropë dëshpërimi krijohet në stomakun tënd. Pra, gjendesh e pushtuar nga lajmet […]

Edhe nëse nuk e ke dëgjuar këtë term më parë, është e sigurt që është pjesë e jetës tënde. Drita që vjen nga ekrani i telefonit të jep në fytyrë një shkëlqim të frikshëm. Gishti i madh “shfleton” vazhdimisht mbi ekran, papritur një gropë dëshpërimi krijohet në stomakun tënd. Pra, gjendesh e pushtuar nga lajmet negative.

Edhe pse titujt nëpër portale dhe komentet e ndryshme të bëjnë të ndihesh e dëshpëruar, përsëri depërton ndër to nga kureshtja dhe kjo shpjegon termin “doomscrolling”.

Çdo ditë shohim një listë të pafundme me aksidente, vrasje, përdhunime dhe nuk është për t’u habitur që kjo dëmton shëndetin mendor.

Një studim në një kolegj amerikan në lidhje më shëndetin mendor gjatë pandemisë, zbuloi se me rritjen e lajmeve për koronavirusin në muajin mars, u rrit më tepër përdorimi i telefonit dhe niveli i ankthit te studentët. Gjithashtu dhe në Rusi pas një sondazhi 24,000 njerëz u përgjigjën se kalonin shumë kohë duke lexuar lajme për COVID-19 dhe i kalonin ditët të shqetësuar.

Pra, arrihet në konkluzionin se “doomscrolling” është mjaft i dëmshëm për shëndetin mendor. Ndryshe nga gjërat e tjera që bëhen të dëmshme kur konsumohen në sasi të mëdha, por nga ana tjetër të japin kënaqësi, si për shembull ëmbëlsirat apo ushqimet me shumë kalori, “doomscolling”  nuk jep asnjë ndikim pozitiv. Si mund ta ndalësh?

• Kur hyn në një media sociale duhet të mbash një qëllim në mendje. Pra shkon drejt shkrimeve pozitive dhe argëtuese.

• Vendos një limit kohor. Ashtu siç ke oraret specifike gjatë ditës për të punuar, për t’u ushtruar apo për të fjetur, vendos edhe një orar për “doomscrolling”. Në këtë mënyrë ushqeni dhe kureshtjen për lajme negative.

• Më mirë se sa të biesh pre e këtyre lajmeve, lidhu dhe komuniko me miqtë. Kjo mund të ndikojë pozitivisht në pjesën tjetër të ditës.

•  Shpeshherë të mungon vet-ndërgjegjësimi. Duke bërë “doomscrolling”, mendja humbet dhe nuk e vë re se si ndihesh, fizikisht ose emocionalisht. Ti mund të mos e kuptosh se ndihesh e uritur, ose që jeni ulur në mënyrë të parehatshme, ose që ndihesh vetëm dhe ke humbur kontaktin me familjarët për njëfarë kohe. Duhet të qëndrosh i vëmendshëm. Të jesh i vëmendshëm do të thotë të jesh këtu dhe të jesh tani. Kjo të jep një shans për të hyrë në kontakt me trupin dhe emocionet e tua, kështu do ta kuptosh se çfarë të nevojitet në të vërtetë.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar