4 persona i morën gati gjysmë milioni për vajzën e rrëmbyer: Policia e Kosovës arreston njërin në Merdarë

Një rast rrëmbimi kishte ndodhur në janarin e vitit 2001 në Prizren. Një 19-vjeçare ishte rrëmbyer nga katër të dyshuar, të cilët për lirimin e saj po kërkonin një shumë të madhe parash nga familja e viktimës. Pas rreth 20 vjetësh, është arrestuar një nga katër të dyshuarit për rrëmbimin e saj. Para rreth 20 […]

Para rreth 20 vjetësh, katër persona kishin rrëmbyer vajzën e një biznesmeni nga Prizreni.

Për ta kthyer 19-vjeçaren në shtëpi, rrëmbyesit kishin kërkuar 400 mijë marka nga familja e saj.

Viktima ishte liruar, në këmbim të të hollave që familja kishte siguruar për rrëmbyesit.

Policia nuk kishte arritur të arrestonte asnjërin nga katër të dyshuarit, të cilët pas grabitjes ishin arratisur.

Pas  rreth 20 vjetësh, në pikën e kalimit në Merdare, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, është arrestuar një prej të dyshuarve.

53-vjeçari N.P. u arrestua të shtunën nën dyshimet se ishte pjesë e grupit të cilët kishin rrëmbyer 19-vjeçaren.

Por, policia nuk ka arritur të arrestojë edhe tre të dyshuarit tjerë të cilët gjenden në arrati që nga koha e rrëmbimit.

Ndërkohë, për arrestimin e njërit prej të dyshuarve ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh të së dielës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prizren (NN) 11.01.2001 – NN. Lidhur me rastin, në bazë të urdhëresës, me 24.10.2020  në Pike Kalimin Kufitar (PKK)-Merdare, është arrestuar i dyshuari mashkull /Kos., dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?