Zyrtari i LDK-së: LVV të jetë më e matur, nëse s’iu pëlqejmë si partner le të kërkojnë të tjerë

Zyrtari i LDK-së: LVV të jetë më e matur, nëse s’iu pëlqejmë si partner le të kërkojnë të tjerë

Marrëdhëniet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë ftohur tej mase pas ofertës së fundit të bërë nga partia që doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit, shkruan Periskopi. Në propozimin e 8 janarit nga LDK thuhet se “LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e […]

Në propozimin e 8 janarit nga LDK thuhet se “LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri”.

Me këtë propozim nuk janë pajtuar Lëvizja Vetëvendosje dhe kështu ata deklarojnë se plani B do të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend.

Por në rast se vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe LVV del fituese,  kjo parti thotë se nuk do të ndërronte partner.

I pyetur në Rubikon të KTV-së, se me kë do ta bëjnë Qeverinë nëse shkojnë në zgjedhje, deputeti i LVV-së Liburn Aliu ka pohuar se prapë do të preferonin që më LDK-në të bashkëqeverisnin.

‘’Me LDK-në’’, përfundon deputeti Aliu.

Por në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk e pohojnë të njëjtën gjë.

Anëtari i Kryesisë, Naser Osmani në një prononcim për Periskopin deklaron se shkuarja në zgjedhje nuk është në dorën e LVV-së.

Sipas Osmanit, për të shkuar në zgjedhje duhet të shtjerrën të gjitha mundësitë.

‘’Çështja e zgjedhjeve, duhet me vendos institucionet përkatëse pra Kushtetuese kur të shtjerrën të gjitha mundësitë dhe natyrisht LDK në zgjedhje shkon e përgatitur dhe nuk ju frikësohet zgjedhjeve. Ne e kemi pasë si një marrëveshje të brendshme të partisë që nëse LDK del fituese si prioritet do ta ketë koalicionin me VV-në. Qëndrimi i LDK ka vlejtë për këtë mandat por nuk e di çfarë vendimi do të marrim nëse del e para. Nëse nuk është arritë një marrëveshje me këtë rezultat me VV-në e kam vështirë me shpresu që zgjedhjet mund të sjellin diçka tjetër dhe neve me na ulë përsëri në tavolinë dhe me arritë marrëveshje. Mendoj që VV duhet me i tejkalu pengesat e paarsyeshme, me bë marrëveshjen me përmbush detyrimin kushtetues dhe me shku tutje’’, tha Osmani.

Tutje, ish-deputeti i LDK-së thotë se VV duhet të tregohet më e matur ndaj deklaratave që i lëshon karshi partnerit potencial për qeverisje.

Ata (LVV) kanë përgjegjësi dhe duhet të reflektojnë konform përgjegjësive që kanë. Duhet të përmbahen se ende nuk ka përfundu kurrgjë. Tek e fundit ata na kanë zgjedhë neve si partner, jo ne ata sepse ata janë fitues. Edhe nëse arrinë marrëveshje me partnerin dhe ka pak dyshim tek partneri duhet të tejkalohen pengesat të cilat ne i shohim si pengesa të vogla, por nëse jo ata mund të kërkojnë partnerë të tjerë’’, përfundon Osmani./Periskopi/Zana Rugova/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?