Zogiani i VV-së me pretendim të çuditshëm për qeverisjen e sotme dhe ata që i thanë kriminel Gërvallës

Zogiani i VV-së me pretendim të çuditshëm për qeverisjen e sotme dhe ata që i thanë kriminel Gërvallës

Një koment i bërë nga gazeta më e rëndësishme shqiptare në vitet ’80, “Rilindja” ka shkaktuar bujë të madhe në hapësirën digjitale shqiptare. Në atë koment përdoreshin fjalë të rënda për heroin Jusuf Gërvalla, vëllain e tij Bardhoshin si dhe bashkëveprimtarin Kadri Zeka. Së fundi ka reaguar edhe kandidati për deputet i Vetëvendosjes në zgjedhjet […]

Së fundi ka reaguar edhe kandidati për deputet i Vetëvendosjes në zgjedhjet e 6 tetorit, z.Avni Zogiani, në profilin e tij në Facebook pas ripublikimit të atij komenti skandaloz.

Ai shkruan se “shqiptarët ishin viktima përgjatë tërë ekzistencës së pushtetit jugosllav e serb, pushtet ky që u bart nga strukturat e njëjta ose të ngjashme biznesore e politike që Kosovën e qeverisin edhe sot…”, përcjell Periskopi.

Nuk dihet se për cilat struktura konkretisht e ka fjalën z.Zogiani, për cilat parti politike në Kosovë.

Por, çka shkruhej në komentin e “Rilindjes”?

Ky shkrim ishte titulluar “Mllef i ri shovenist nga Tirana” dhe konteston patriotizmin e vëllezërve Gërvalla, dhe Kadri Zekës që ishin vrarë vetëm disa ditë para këtij komenti.

Radio Tirana në fakt tregonte se si Gërvalla ishte vrarë nga shërbimi sekret jugosllav i cili po vazhdonte shtypjen e të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi. Por, kjo kontestohej nga kosovarët e Rilindjes.

“Radio Tirana pas dy ditësh emitoi lajmin e ATSH-së për këtë ngjarje me titull të paskrupullt se “Djemtë e Kosovës i vranë serbomëdhenjtë”, ATSH-ja dhe Radio Tirana pohimin e vetë “mbështesin” në fjalët e të vrarit Jusuf Gërvalla gjoja të thëna para vdekjes.” – shkruhet në një paragraf.

Më tej, shkruhet: “Popujt tanë, as shqiptarët e as serbët, nuk kanë të bëjnë me aktet e këtyre grupeve kriminale emigrante, dezertorësh e tradhtarësh të vendit.”

Më poshtë e keni ekstraktin e këtij komenti të tmerrshëm dhe statusin e z.Zogiani: 

Eshte e tmerrshme kur e mendon se Kosova nuk ka dalur shume nga kontrolli i njerezve qe vran patriotet dhe u kthyen ne Prishtine per t’i diskredituar ata.
Ata themeluan parti ose i vendosen nen kontrolle ato per ta rikthyer prape idene e Jugoslavise dhe ndikimin serb ne Kosove… shqiptaret ishin viktima pergjate tere ekzistences se pushtetit jugosllav e serb, pushtet ky qe u bart nga strukturat e njejta ose te ngjashme biznesore e politike qe Kosoven e qeverisin edhe sot…

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?