Zhvillimet e fundit: LDK mbledh Kryesinë

Zhvillimet e fundit: LDK mbledh Kryesinë

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mbajë nesër mbledhjen e Kryesisë. Përmes një njoftimi për media, kjo parti njofton për një varg aktivitetesh që do të ketë nesër (të martën) e ku në orën 14:00 njofton edhe për mbledhjen e Kryesisë. Ky zhvillim vjen në kuadër të ngjarjeve të sotme, ku Lëvizja Vetëvendosje mandatoi Albin […]

Lidhja Demokratike e Kosovës, do të mbajë nesër mbledhjen e Kryesisë.

Përmes një njoftimi për media, kjo parti njofton për një varg aktivitetesh që do të ketë nesër (të martën) e ku në orën 14:00 njofton edhe për mbledhjen e Kryesisë.

Ky zhvillim vjen në kuadër të ngjarjeve të sotme, ku Lëvizja Vetëvendosje mandatoi Albin Kurtin zyrtarisht për postin e kryeministër duke ia dërguar emrin e z.Kurti Presidentit të Kosovës.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Naser Osmani, i ka thënë Periskopit se ‘Albin Kurti nga sot e di përgjegjësinë që e ka’ pasiqë ‘nis të rrjedh afati kushtetues’ dhe se LDK po pret përgjigje nga Vetëvendosje.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në momentin kur ‘letra’ me emrin e tij arriti në Presidencë, ka publikuar edhe një video ku hedh kritika për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kjo është fjala e plotë e Kurtit në video mesazh, përcjell Periskopi.

“Mirëdita të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, si subject fitues nga zgjedhjet e 6 tetorit kemi dashur ta dërgojmë te Presidenti pas një marrëveshje me LDK-në. Në mbledhjen konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor shkova pa pasur një marrëveshje, edhe te Presidenti me 6 janar shkova pa marrëveshje. Dhe tani dy javë pas atij takimi 4 minutësh, ende nuk kemi marrëveshj epër qeverinë e re. Të dashur qytetarë, ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkresë te President. Sekretarja jonë organizative Vlora Haxhimehmeti do ta bëj këtë. Ne nuk e kemi pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së por jemi treguar të gatshëm për takime të mëtejmë me synim gjetjen e alternativave të tjera që do të ishin të pranueshme për të dy palët. E theksoj përsëri: nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata s’e kanë pranuar propozimin për të fundit ndonëse ndryshe nga dakordimi nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të Përgjithshëm. Qëndrimi se do të takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra qasje mere ose lëre, do të thotë lëre. Unë besoj se nuk mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj të gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve për të mos dalë nga ajo deri në gjetjen e një gjuhë të përbashkët deri në arritjen  e marrëveshjes sonë. Ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi marrë mandatin ta bëjmë qeverinë që ju e dëshironi e qe vendit I duhet më së shumti, as më shumë e as më pak. E kemi filluar duke cliruar nga kapja udhëheqjen e Kuvendit, nuk është me aty ai pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja por është kryetari i ri Glauk Konjufca Në ditët në vijim do të takoj edhe edhe përfaqësuesit e pakicave. Ju falëminderit dhe mirupafshim”./Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?