Zeka: Ndoshta Kurti nuk është i gatshëm për kryeministër

Zeka: Ndoshta Kurti nuk është i gatshëm për kryeministër

Ish-deputeti i LDK-së Gani Geci ka deklaruar se LDK-ja si partia e dytë e dalë në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk e ka fuqinë politike dhe as kushtetuese që të bëjë koalicion qeverisës dhe as të thërrasë partnerë për të bërë koalicion. Ai gjatë emisionit “Debat Plus” në televizionin Dukagjini ka thënë se  dhe se […]

Ai gjatë emisionit “Debat Plus” në televizionin Dukagjini ka thënë se  dhe se nuk është problemi i ndarjes së ministrive, por sipas tij problemi qëndron te pikëpamjet e ndryshme që ndajnë LDK dhe VV, por edhe te problemet që e presin si koalicion qeverisës në të ardhmen sikurse janë bisedimet me Serbinë.

“VV mendon se të gjitha resurset do të jenë shtetërore, ndërsa LDK-ja nuk mendon ashtu. Këto janë disa çështje që duhet biseduar në tavolinë”, tha Geci.

Ndërsa, Milaim Zeka, kryetar i PEK-ut, konsideron të gabuar mënyrën e komunikimit ndërmjet LVV dhe LDK-së rreth ndarjes së posteve ministrore përmes rrjeteve sociale.

“Vlimi i brendshëm i Isa Mustafës tregon se ai nuk lëshon pe. Kam eksperiencë nga arritja e koalicionit LDK-PDK. Isa i pati thënë Thaçit këtu nuk lëshoj pe dhe Ministria e Brendshme i takoi Skënder Hysenit”, tha ai.

Sipas Zekës, Vetëvendosja po përgatitet për të shkuar në zgjedhje të reja, pasi që gjasat për arritjen e një koalicioni qeverisës janë minimale.

“Albin Kurti për momentin nuk po e sheh veten në një pozitë të përshtatshme për të udhëhequr Kosovën në postin e kryeministrit, pasi që kjo është qeveri e dialogut, i cili është esencial. Albin Kurti ndoshta po thotë nuk është koha ime, pasi e di se në këtë proces mund të digjet shumë keq”, u shpreh ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?