Zeka: Bllokues i situatës politike është Isa Mustafa, humbës Albin Kurti

Ish deputeti, Milaim Zeka i ftuar në ”Info Magazine” e ka quajtur situatën e fundit politike si “çorbë” e cila ka marrë të keqe që kur Isa Mustafa është future në bisedime për koalicion, shkruan Periskopi. Sipas tij, bllokues i këtij procesi është Isa Mustafa për shkak të bisedimeve dhe mospërfundimit të marrëveshjes për koalicion […]
Ish deputeti, Milaim Zeka i ftuar në ”Info Magazine” e ka quajtur situatën e fundit politike si “çorbë” e cila ka marrë të keqe që kur Isa Mustafa është future në bisedime për koalicion, shkruan Periskopi.
Sipas tij, bllokues i këtij procesi është Isa Mustafa për shkak të bisedimeve dhe mospërfundimit të marrëveshjes për koalicion për shkak të pozitave për institucione.
”Këto dy parti politike kanë bisedu në stilin sikur po flasim sa për sy e faqe por nuk janë tregu serioze në dëshirën e madhe të arrijtjes së një marrëveshje. Kanalet e komunikimit për njerëz normal kanë qenë kanale abnormale dhe premtimet e tyre kanë qenë sinjali më i mirë që deshifrojnë deklarata e akterëve politikë për marrëveshje. Isa Mustafa në momentin që është në këtë corbë është ditë se kësaj çorbe ka me i ardhë një erë e keqe sepse Vjosa është e vetmja që ka pasë të drejtë legjitime me u ulë dhe me zgjidhjë problemin e qeverisë me Kurtin. Tani kemi një problem që nuk ekzsiton te VV por te LDK, në mënyra e marrjes së vendimeve. Bllokuesi i gjithë këtij procesi është Isa Mustafa, humbës Albin Kurti. Është bllokues sepse matematikat e tij për koalicion janë me një stad të veprimit të gjatë./Periskopi/