Zbulohet vendi që u godit nga meteori para 800 mijë vjetëve

Meteori më i madh ndonjëherë që ka goditur tokën, gati 800 mijë vjet përpara, nuk është ditur se cilin vend ka goditur saktësisht, deri më tash kur mendohet se është zbuluar. Krateri të cilin ka goditur mund të jetë shtrirë nga një llavë në një zonë vullkanike të pllajës Bolaven në Laos të Azisë Jugore. […]
Meteori më i madh ndonjëherë që ka goditur tokën, gati 800 mijë vjet përpara, nuk është ditur se cilin vend ka goditur saktësisht, deri më tash kur mendohet se është zbuluar.
Krateri të cilin ka goditur mund të jetë shtrirë nga një llavë në një zonë vullkanike të pllajës Bolaven në Laos të Azisë Jugore.
Meteori i cili ra para kaq shumë vjetësh në tokë, ishte 2km i gjerë dhe ndikimi i tij ishte aq i madh sa mbetjet e tij u përhapën në Azi, Australi dhe Antarktidë. “Ekzistenca e tyre nënkupton se ndikimi i meteorit ishte aq i madh dhe shpejtësia shumë e madhe, ishin në gjendje të shkrinte gurët të cilët i goditi”, tha profesori Kerry Sieh.
Të dhënat e para që çuan në vendin e përplasjes erdhën nga objekte të vogla, guralecë të tejdukshëm, të quajtur “tektike”.












