Zbulohet arsyeja pse gjeneral Soleimani ishte në Irak: Po punonte t’i jepte fund luftës së përgjakshme

Zbulohet arsyeja pse gjeneral Soleimani ishte në Irak: Po punonte t’i jepte fund luftës së përgjakshme

Vrasja e tij shkaktoi një frikë të madhe ndërkombëtare mbi përshkallëzimin e konfliktit mes ShBA-ve dhe Iranit, me analistë që nuk ngurruan të përmendnin as Luftën e III Botërore. Ai u vra në Irak nga një sulm me dron prej forcave amerikane. Por, pse gjenerali Kasim Soleimani ishte në Irak? Kryeministri i Irakut së fundi […]

Kryeministri i Irakut së fundi ka zbuluar që e kishte në agjendë takimin me gjeneralin e vrarë iranian për të diskutuar lëvizjet që duhej të bëheshin për të lehtësuar konfrontimin mes shiitëve iranianë dhe sunitëve sauditë – thelbi i shumë konflikteve në Lindje të Mesme dhe matanë saj.

Adil Abdul-Mahdi ishte i qartë: “Unë duhej të takohesha me të në mëngjesin e ditës kur u vra, ai po vinte që të më dorëzonte një mesazh nga Irani si përgjigjje për mesazhin që kemi marrë nga sauditët për Iranin.”

Kryeministri irakian po ashtu zbuloi që presidenti amerikan Donald Trump e kishte thirrur atë për ta pyetur që të ndërmjetësonte pas sulmit që u bë ndaj ambasadës amerikane në Bagdad, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Sipas zyrtarëve irakian kishte pasur kontakt me një numër të madh milicësh ashtu si figurash të larta në Teheran. Ambasada ishte shpëtuar ndërsa presidenti amerikan personalisht kishte falenderuar kryeministrit Abdul-Mahdi për ndihmën.

Nuk kishte asgjë që sugjeronte se ishte e pasigurtë që Soleimani të udhëtonte për në Bagdad. Është e mundshme që presidenti amerikan nuk ka qenë i informuar mbi rolin kyç që kishte Soleimani në përpjekjen për t’u pajtuar me Sauditët.

Ka sugjerime që nuk është në interesin e presidentit që të qetësohet konflikti saudito-iranian për shkak të eksportit të armëve nga i cili përfiton ShBA-ja.

Abdul Mahti foli me zhgënjim të madh duke thënë që Trumpi derisa po e falenderonte e po i shprehte mirënjohje atij për ndërmjetësimin, në anën tjetër po planifikonte sulmin ndaj Soleimanit. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?