Walker: U inkurajova nga takimi me Vjosa Osmanin, ja çka i porosita LDK’në e VV’në

Ish-ambasadori i OSBE’së dhe miku i shqiptarëve, William Walker sonte në Zona B ka thënë se është inkurajtuar nga biseda e sotme me Vjosa Osmanin e LDK’së, meqë më herët s’kishte pasur rastin ta takonte, transmeton Periskopi. ‘’U ikurajova nga biseda me Vjosa Osmanin. Kurrë s’jam takuar me Vjosën më parë dhe jam inkurajtuar me […]
‘’U ikurajova nga biseda me Vjosa Osmanin. Kurrë s’jam takuar me Vjosën më parë dhe jam inkurajtuar me të dhe kam dëguar gjëra që jam i pajtimit me të.Sot janë 100 ditë, nuk e kuptoj se nuk mendoj që do ta luajmë të njëjtën lojë sikurse zgjedhjet e kaluara’’, ka thënë ai.
Tutje Walker tregon se çka u ka thënë të dy partive gjatë takimeve të sotme në Prishtinë.
‘’Ju kam thënë të dy palëve që nuk është koha t’i humbim dhe 100 ditë të tjera. Kosovës i duhet një Qeveri e fortë dhe e thjeshtë”.
‘’Nëse LDK nuk arrin marrëveshje as duke përdorur Vjosën si negociatore, atëherë nuk mund ta arrijnë me askënd.’’/PERISKOPI/












