Walker porosi kosovarëve: Ua rikujtoni e përsëritni të gjithëve se çka ka ndodhur në Reçak

Ish-ambasadori i OSBE’së, William Walker sonte në Zona B e ka quajtur edhe një herë ‘Sllobodan të ri’ presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton Periskopi. ‘’Nuk e marr si fyerje personale por si një fjalë të një Slobodani të ri. Ka qenë ministër i Infoirmaconit. Ishte i afërt me Millosheviëqin dhe mëton të dalë me të […]
‘’Nuk e marr si fyerje personale por si një fjalë të një Slobodani të ri. Ka qenë ministër i Infoirmaconit. Ishte i afërt me Millosheviëqin dhe mëton të dalë me të njëjtat fjalë sikurse Millosheviqi’’, ka thënë Walker.
Tutje ai ka porositur kosovarët që të gjithë t’ju tregojnë për masakrën e Reçakut.
‘’Shpreso që Qeveria dhe populli i Kosovës do të vazhdojnë të tregojnë të vërtetën për masakrën e Reçakut. Ju duhet tua tregoni të gjithëve se cka ka noddhur në Reçak. Ua përsëritni, rikujtoni të gjitha ambasadat dhe organizatat këtu të dërgojnë përfaësues në Hagë dhe të tregojnë për këtë masakër’’/PERISKOPI/












