Walker: Masakra e Reçakut është dëshmi e asaj që ka ndodhur në të gjithë Kosovën

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker ka vizituar sot Reçakun në 21 vjetorin e masakrës që ndodhi në këtë fshat. Walker, që edhe kishte zgjuar vëmendjen e ndërkombëtarëve për atë se çfarë po ndodhte në Kosovë gjatë luftës, sot tha se i ka përjetimet e njëjta sa herë të vije në Reçak. Para mediave tha se […]

Walker, që edhe kishte zgjuar vëmendjen e ndërkombëtarëve për atë se çfarë po ndodhte në Kosovë gjatë luftës, sot tha se i ka përjetimet e njëjta sa herë të vije në Reçak.

Para mediave tha se njerëzit duhet t’i mbajnë mend ndodhitë e luftës në Kosovë.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur në Reçak, është dëshmi se çka ka ndodhur në gjithë Kosovën.

“Ndihem njëjtë çdo vit. Unë jam i kënaqur që çdo vit këtu vijnë më shumë njerëz për të parë se çka ka ndodhur në këtë vend, ngase kjo reprezenton atë se çka ka ndodhur në të gjithë Kosovën. Unë jam familjarizuar me Reçakun, mirëpo edhe qindra masakra tjera kanë ndodhur në Kosovë dhe shpresoj që njerëzit t’i mbajnë mend ato”, tha ai.

Walker tha se ka kujtime jo të mira sa herë që viziton Reçakun.

“Masakrat që kanë ndodhur kanë çuar në liri dhe në një Kosovë të pavarur. Por, sa herë vij këtu më kujtohet 15 janari i 1999-ës kur isha këtu, dhe më sjellin kujtime të këqija. Sidoqoftë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si njerëzit me presin”, tha në fund ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?