VV demolonte vetë veturat e Unmikut, tash Konjufca dënon djegien e veturës së Simiqit të Listës Serbe

Glauk Konjufca, kryetari i Kuvendit të Kosovës ka dënuar aktin e djegies së veturës së nënkryetarit të Kuvendit, z.Sllavko Simiq, mbrëmë në Leposaviq. Ai ka shtuar se akte të tilla kriminale, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe duke shkatërruar pasurinë e qytetarëve të Kosovës, përbëjnë shkelje të rëndë të rendit e të […]
Ai ka shtuar se akte të tilla kriminale, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe duke shkatërruar pasurinë e qytetarëve të Kosovës, përbëjnë shkelje të rëndë të rendit e të ligjit e si të tilla janë të dënueshme.
“Inkurajoj organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur sa më shpejt rastin dhe për të venë para përgjegjësisë ligjore autorët e tij”, thuhet në reagimin e kryetarit Konjufca, bëhet e ditur përmes një njoftimi për media.
Kujtojmë se Konjufca është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e njohur për qëndrimet e ashpra kundër Listës Serbe dhe për më tepër për dëmtimin e veturave të UNMIK-ut para më shumë se një dekade. /Periskopi












