Vullkani në Filipine formon re me hi: Pritet shpërthim i ri brenda orësh

Autoritetet lokale në Filipine kanë alarmuar për një “shpërthim helmues” brenda “orësh ose ditësh” pas vullkanit të Taalit në këtë vend që filloi të villte llavë gjatë ditës së hënë. Aktiviteti fillestar vullkanik detyroi fshatarët e vendeve në afërsi të vullkanit që masivisht të iknin prej andej ndërsa retë po derdhnin hir, duke mbërritur deri […]
Aktiviteti fillestar vullkanik detyroi fshatarët e vendeve në afërsi të vullkanit që masivisht të iknin prej andej ndërsa retë po derdhnin hir, duke mbërritur deri në Manila [kryeqyteti] dhe duke detyruar mbylljen e aeroportit kryesor të saj.
Nuk ka ndonjë raportim ende për dëme në njerëz apo dëme të mëdha materiale nga shpërthimi i vullkanit që filloi ditën e diele, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Megjithëse Taal-i është një prej vullkaneve më të vogla në botë, konsiderohet si një prej më të rrezikshmëve për shkak të numrit që jetojnë fare në afërsi.
Shqetësime të mëdha ka për “fontanën e llavës” që është duke u formuar, por hiri vullkanik përbën rrezik të madh.
“Hiri është ai që ju vret, jo llava,” ka thënë z.Joseph Michalski, drejtor i Divizionit për Studime Shkencore dhe Planetare në Universitetin e Hong Kongut. /Periskopi












