Vuçiq në Stamboll: Putin dhe Erdogan përfshijnë Serbinë në projektin e madh ekonomik

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë inaguruar gazsjellësin Rrjedha Turke, që do të hapë një rrugë të re eksporti për gazin rus në Turqi dhe Evropë. Në këtë projekt është e përfshirë edhe Serbia. Aleksandër Vuçiq ishte përkrah Putinit dhe Erdoganit në këtë ceremoni… Gazsjellësi është një […]
Gazsjellësi është një shenjë e “bashkëveprimit dhe bashkëpunimit për të mirën e popullit tonë dhe njerëzve të Evropës dhe gjithë botës”, tha Putin në ceremoninë e inaugurimit.
Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan, ka kohë që kërkon të kthejë vendin e tij në një qendër energjetike.
Rrjedha Turke është një projekt që është zhvilluar në pesë vitet e kaluara dhe ka një kosto prej afro 8 miliardë dollarë.
Gazsjellësi do të transportojë gaz rus në Turqi, me gjysmën e vëllimit që rrjedh më tej në Ballkan dhe Evropën Qendrore, përfshirë Bullgarinë, Serbinë dhe Hungarinë.
Projekti është pjesë e qëllimit afatgjatë të Rusisë për të zvogëluar ose përfunduar tranzitin e gazit përmes Ukrainës.
Putin udhëtoi në Turqi nga Siria kur zhvilloi bisedime me presidentin sirian Bashar al-Asad.
Në ceremoninë në Stamboll, ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq njoftoi në Instagram dje se ka përfiunduar vizitën njëditore në Turqi. Vuçiq ka vlerësuar raportet ‘Rusi-Serbi’ si raporte ‘miqësore që po shkojnë në drejtimin më të mirë’.
“Ne respektojmë të gjitha vendet dhe të shohim se çka mund të bëjmë për qytetarët tonë. Pretendimet e mia janë shumë më të mëdha sesa këto”, ka thënë Vuçiq, përkthen Periskopi.
Ndërkohë, Ivica Daçiq ka thënë se ‘pjesëmarrja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në këtë ceremoni, me liderë si Putin e Erdogan, tregon se këto vende kanë një respekt të madh për Serbinë’.
Tubacion ruso-turk është pasardhësi i projektit të tubacionit Rrjedha Jugore, ndërtimi i të cilit u braktis nga Rusia në dhjetor të vitit 2014 sepse nuk mund të respektonte rregullat e Bashkimit Evropian, sipas të cilave një kompani nuk mund të zotërojë si gazin ashtu edhe tubacionin.
Tubacioni i ri i gazit ka ngritur shqetësime në Komunitetin e Energjisë pasi Agjensia e Energjisë e Serbisë lëshoi një vendim përfundimtar më 5 mars 2019, duke përjashtuar tubacionin e ri nga rregullat e BE-së dhe duke mos përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga Komuniteti i Energjisë si një organ rregullator evropian.












