Vrasja e dëshmitarit të Gjykatës Speciale, flasin nga Dhomat e Specializuara në Hagë

Nazmi Rrustemi, inspektori i vrarë i pyjeve në komunën e Prishtinës, është raportuar se ishte dëshmitar në Gjykatën Speciale të Hagës. Ai u gjet i vrarë me armë zjarri para disa ditësh, teksa raportimi se viktima ishte dëshmitar në institucionin e Hagës, u bë vetëm javën e fundit. E për këtë çështje kanë folur nga […]

Nazmi Rrustemi, inspektori i vrarë i pyjeve në komunën e Prishtinës, është raportuar se ishte dëshmitar në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ai u gjet i vrarë me armë zjarri para disa ditësh, teksa raportimi se viktima ishte dëshmitar në institucionin e Hagës, u bë vetëm javën e fundit.

E për këtë çështje kanë folur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë.

Angela Grip, nga zyra për media e këtij institucioni i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve, “Tanjug” se mbrojtja e dëshmitarëve është prioritare, por se nuk mund të flasin nëse ka dëshmitarë të vrarë të kësaj gjykate.

Sidoqoftë, nga kjo Gjykatë kanë thënë se vrasja në fjalë është kompetencë e Prokurorisë Speciale të Kosovës, por që prioritet parësor i tyri është mbrojtja e dëshmitarëve.

Edhe nga EULEX-i nuk kanë dhënë detaje nëse Rrustemi ishte dëshmitar i mbrojtur i Speciales.

Sipas tyre, informacione mbi dëshmitarët e mundshëm nuk duhet të jenë publike.

63 vjeçari, Nazmi Rrustemi u vra para një muaji në Prishtinë. Ai punonte si inspektor pyjesh në komunë, teksa se i njëjti ishte intervistuar disa kohë para vrasjes, e kishin konfirmuar edhe familjarë të tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?