Vonesat në zgjerimin e rrugës në Veternik shkaktojnë kolona

Vonesat në zgjerimin e rrugës në Veternik shkaktojnë kolona

Punimet për zgjerimin e rrugës që kanë filluar në muajin korrik të vitit të kaluar të ura në Veternik në Prishtinë, po shkaktojnë kolona të gjata në kryeqytet. Edhe pse ishte premtuar nga Ministria e Infrastrukturës që në muajin dhjetor këto punime do të përfundojnë, ky projekt ende nuk është realizuar. Menaxheri i këtij projekti, […]

Edhe pse ishte premtuar nga Ministria e Infrastrukturës që në muajin dhjetor këto punime do të përfundojnë, ky projekt ende nuk është realizuar.

Menaxheri i këtij projekti, Isa Berisha, vonesën e arsyeton më uljen e temperaturave.

Kolona të gjata dhe tollovi në qytet kanë shkaktuar punimet në rrugën te ura në Veternik. Menaxheri i projekti  në Departamentin për menaxhimin e rrugëve nga Ministria e Infrastrukturës, Isa Berisha, tha për Radio Kosovën se kompania kontraktuese do t’i përfundojë punimet e parapara brenda 60 ditëve pasi që të përfundojë sezoni dimëror.

“Bazuar në planin dinamik dhe rrjedhjen e punimeve dhe  përfundimin e periudhës së dimrit, besoj që kompania së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës do t’i përfundojë punimet në afatin e paraparë, që janë edhe 60 ditë parapara të planifikimit nga pjesa kur përfundon sezoni dimëror”, tha Berisha.

Komandanti i Policisë së Trafikut Rrugor në Prishtinë, Milaim Fejzullahu, tha për Radio Kosovën se është fakt që punimet në rrugë po shkaktojnë kolona, por Policia po qëndron aty për qarkullim normal të trafikut si dhe në parandalim të aksidenteve.

“Ne si polici jemi akorduar që në kohën kulmore, prej orës 7-9 në mëngjes si dhe në mbrëmje prej orës 15-17, të jemi prezentë në këtë zonë, për shkak se janë duke u zhvilluar punimet ne këtë vend punishte dhe është e nevojshme që ne si polici te jemi aty në parandalim të aksidenteve  por edhe në qarkullim normal të trafikut”, tha Fejzullahu.

Projekti i rrethrrotullimit të ri në Veternik do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 2.5 milionë euro dhe punimet ishin paraparë të përfundojnë në një afat kohor prej rreth 6 muajsh./rtk/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?