Vjen paralajmërim i frikshëm nga Rusia për konfliktin ShBA-Iran

Deputeti rus, Vladimir Dzhbarov ka paralajmëruar se konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të eskalojë në luftë bërthamore. “Sulmet e dyanshme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit mund të përhapen në luftëra rajonale. Nëse Uashingtoni mendon se mund t’i arrijë qëllimet, kemi një rrezik për luftë nukleare”, ka thënë deputeti rus, […]
Deputeti rus, Vladimir Dzhbarov ka paralajmëruar se konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të eskalojë në luftë bërthamore.
“Sulmet e dyanshme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit mund të përhapen në luftëra rajonale. Nëse Uashingtoni mendon se mund t’i arrijë qëllimet, kemi një rrezik për luftë nukleare”, ka thënë deputeti rus, përkthen Periskopi.
Ai ka thënë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të involvohen për të parandaluar eskalimin e konflikteve në Lindjen e Mesme.
Irani ka lansuar rreth 12 raketa balistike në dy baza ushtarake në Irak dhe për këtë, menjëherë ka marrë përgjegjësinë Garda Revolucionare Iraniane duke thënë se ky sulm ishte ‘hakmarrje ndaj vrasjes së gjeneralit Iranian Qassem Soleimani”./Periskopi/












