Vëllai i Gani Gecit godet LDK-në: E quan Isa Mustafën ministër të Rrahman Morinës

Vëllai i Gani Gecit godet LDK-në: E quan Isa Mustafën ministër të Rrahman Morinës

Halil Geci, vëllai i anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Gecit, e ka goditur kreun e LDK’së, Isa Mustafën, duke e quajtur ministër të Rrahman Morinës. Geci thotë se koalicioni i LDK’së me VV-në është nisur me shije tradhtie dhe ashtu do të mbarojë. Përmes një statusi në Facebook, Geci e quan Mustafën ish-zëdhënës […]

Halil Geci, vëllai i anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Gecit, e ka goditur kreun e LDK’së, Isa Mustafën, duke e quajtur ministër të Rrahman Morinës. Geci thotë se koalicioni i LDK’së me VV-në është nisur me shije tradhtie dhe ashtu do të mbarojë.

Përmes një statusi në Facebook, Geci e quan Mustafën ish-zëdhënës të Serbisë dhe bashkëpunëtor të Rrahman Morinës.

“LDK mori peshqeshin e dikurshëm te Beogradit të instaluar me ndihmën e shikut në krye të LDK-së, për ta bërë të parin e vendit, bashkëpunëtorin e Rrahman Morines, dhe zëdhënësin e ish-sistemit të Serbisë. Ose “engjullin” mbrojtes të Serbisë i kapur fort me shikun, parashutistin e tupanëve i pikur nga “Qielli”enkas për apetitet shiko-serbe,ku dha rezultate marramendëse me bërjen Kryetar shteti kryekriminelin Hashim Thaçin”, shkruan ai.

Geci tutje thotë se Isa Mustafa ka lobuar për Serbinë unike dhe se ishte bërë zëdhënës i ndryshimeve kushtetuese.

“Derisa në Beograd festohej “Serbia unike” dhe “Dita e ribashkimit” të saj, rrugët e Kosovës ishin përgjakur nga njësitë speciale të Serbisë. Nga 23 – 28 mars 1989 u vranë 22 shqiptarë dhe u plagosën rëndë rreth 300 të tjerë. (N.Gjeloshi, fq.107). Diferencimi ideo-politik dhe avancimi i Isa Mustafës s’kishte të ndalur, kur shqiptaret vriteshin ky avancohej nga pushtuesi, dhe lobonte për Serbinë unike”, shkruan Geci.

Ndërkaq, Geci e quan Mustafën kryespiun, për të cilin thotë se shërbimet e kanë vendosur në krye të partisë së Ibrahim Rugovës.

“Isa Mustafa si atëherë edhe sot po e luan rolin e zëdhënësit të dikurshëm, duke i falur 8200 h tokë Cerna Gires, si dhe duke e nënshkruar mini Serbinë e vogël me Zajednicën interesante me 23 shkelje kushtetuese…!!?? Paramendoni si kanë arritur shërbimet me vendosur ISA MUSTAFEN kryespiunin në krye të partisë të Ibrahim Rugovës. Edhe pse populli e ka dënuar Isen me humbjen e 6 palë zgjedhjeve, shërbimet anti Kosovë së bashku me njerzit e tyre brenda LDK-s e mbajnë si quranin me një këmbë e me një krrole, derisa t’i realizojnë objektivat e tyre”, thotë Geci në statusin e tij.

Geci thotë se Mustafa po kërkon nga Vetëvendosja ta mbështesë për kryetar të shtetit, ndërkaq e akuzon se për t’i bërë 80 vota do të kujdeset PDK’ja dhe Lista Serbe.

“Tanimë Isa nga VV kërkon ta mbështes pas një viti për kryetar shteti, kurse për ti bërë 80 votave aq sa i duhen, kujdeset PDK-ja dhe Lista Serbe! PDK-ja me përkushtim e ruan nënshkruesin e Zajednices me 23 shkelje kushtetuse, dhe humbësin e 8200 h toke..! Se a e ha këtë qorbë VV-ja mbetet të shihet!”, ka shkruar Geci.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?