Vdes 72 vjeçari në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte me një femër

Rastin e ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka njoftuar se 72 vjeçari është gjetur pa shenja jete në një motel, dërsa ka thënë se Policia nuk ka detaje të tjera lidhur me rastin. ““Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72 vjeçar në një […]
Rastin e ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka njoftuar se 72 vjeçari është gjetur pa shenja jete në një motel, dërsa ka thënë se Policia nuk ka detaje të tjera lidhur me rastin.
““Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72 vjeçar në një motel. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Ismet Hashani zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit për Periskopin.
Dyshohet se viktima është gjetur pa shenja jete në një dhomë të një moteli në të cilën ndodhej edhe një femër./Periskopi/












