Vazhdon takimi Kurti-Mustafa

Ka më shumë se një orë që kur ka nisur takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa mediat janë lejuar të futen vetëm në korridor të Kuvendit të Kosovës. Takimi mes Kurtit e Mustafës vjen […]
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa mediat janë lejuar të futen vetëm në korridor të Kuvendit të Kosovës.
Takimi mes Kurtit e Mustafës vjen vetëm një ditë pasi presidenti Hashim Thaçi i dha afat 48 orë Kurtit për ta sjell emrin për kryeministër.
Të dy partitë janë në negociata të brendshme se si të vazhdohet tutje pas konstituimit të Kuvendit.












