Vazhdon optimizmi i Haradinajt me liberalizimin e vizave: I kemi plotësuar krejt kriteret

Vazhdon optimizmi i Haradinajt me liberalizimin e vizave: I kemi plotësuar krejt kriteret

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar drejtoreshën për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Susanne Schutz, ku përsëriti se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Haradinaj tha se Kosova dhe Gjermania suksesshëm kanë thelluar bashkëpunimin bilateral në fushën politike […]

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar drejtoreshën për Evropën Juglindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Susanne Schutz, ku përsëriti se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave. Haradinaj tha se Kosova dhe Gjermania suksesshëm kanë thelluar bashkëpunimin bilateral në fushën politike dhe ekonomike, si një e arritur e madhe strategjike për vendin dhe rajonin. Ai theksoi se Kosova është e fokusuar në avancimin e partneritetit me shtetin gjerman, siç kemi punuar shumë në jetësimin projekteve ekonomike si ITP në Prizren dhe Sowi Kosova dhe ngjashëm edhe në aspektin politik, duke e falënderuar këtë vend për qëndrimin konsistent në mbrojtjen e integritetit territorial të vendit.

Po ashtu, shprehu gatishmërinë e institucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, të kornizuar që çon në marrëveshje finale me njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në partneritet të mirë me të gjitha vendet e rajonit. “Përmenda suksesin e Kosovës në procesin e fundit zgjedhor në vend dhe pritjet që kemi për konstituimin sa më të shpejt të Qeverisë së re dhe marrjen e përgjegjësive për proceset e rëndësishme që e presin vendin. Kosova ka arritur të krijoj aleat të fuqishëm dhe përkrahja e Gjermanisë është tejet e nevojshme për të vazhduar integrimin e vendit në familjen e madhe evropiane dhe për mundësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, kushtet për të cilin fakt, vendi tashmë i ka plotësuar”, tha Haradinaj.

Tashmë, për të disatën herë në qeverisjen e tij, Haradinaj shprehet optimist dhe premton liberalizimin e vizave, megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur as vitin që lamë pas.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?