Ushtarakët e Pentagonit: Trumpi e kishte në meny kokën e Soleimanit, u shokuam që zgjodhi ta vriste

Ndërsa zyrtarët e lartë amerikanë argumentojnë se sulmi me dronë ishte bërë që të parandaloheshin sulme të tjera prej gjeneralit të vrarë (Soleimanit), disa të tjerë në administratë mbesin tepër skeptik në lidhje me vendimin. Në ditët kaotike që çuan në vrasjen e gjeneralit Kasim Soleimanit, komandantit më të fuqishëm të Iranit, zyrtarët e lartë […]
Në ditët kaotike që çuan në vrasjen e gjeneralit Kasim Soleimanit, komandantit më të fuqishëm të Iranit, zyrtarët e lartë të ushtrisë amerikane vendosën opsionin e vrasjes së tij – e të cilin opsion e shihnin si më ekstremin si kundërpërgjigjjen ndaj dhunës së nxitur nga Irani në Irak – në menynë që i paraqitën presidentin Donald Trump, përcjell Periskopi nga New York Times.
Ata nuk kishin menduar se Trump do ta zgjedhte pikërisht atë opsion. Në luftërat e zhvilluara që prej 11 shtatorit 2001, zyrtarët e Pentagonit shpesh kanë ofruar opsione ekstreme para presidentëve vetëm që t’i bënin opsionet e tjera që të dukeshin më të pëlqyeshme.
Pasi fillimisht kishte refuzuar opsionin e Soleimanit më 28 dhjetor dhe kishte autorizuar sulmet ajrore ndaj grupeve ushtarake shiite të mbështetura nga Irani, z.Trump po shikonte i tërbuar televizionin që po shfaqte sulmet e mbështetura nga Irani ndaj Ambasadës amerikane në Bagdad, sipas këtyre zyrtarëve.
Të enjten në mbrëmje, presidenti ndërroi mendje dhe vendosi për opsionin ekstrem. Zyrtarët e lartë të Pentagonit ishin shokuar.
Z.Trump e ndërmori vendimin, thonë zyrtarët e lartë, pavarësisht mospajtimeve në administratë rreth kërcënimeve që iu kanoseshin ambasadave, konsullatave dhe personelit ushtarak në Siri, Irak dhe Liban.
Disa zyrtarë kanë shprehur qartë skepticizmin mbi arsyeshmërinë e sulmit ndaj Gjeneral Soleimanit.
Së fundi, edhe kryeministri irakian ka treguar hapur se Soleimani do të takohej me të dhe nuk do të ndërmerrte kurrfarë sulmi. Qëllimi i këtij takimi sipas tij ishte që të gjendej një pajtim me Arabinë Saudite. /Periskopi












