“Urtia rugoviane”: Merovci i LDK-së i kërkon partisë së tij që të heqë dorë nga pozita e kryeparlamentarit

“Urtia rugoviane”: Merovci i LDK-së i kërkon partisë së tij që të heqë dorë nga pozita e kryeparlamentarit

Anëtari i Këshillit Përgjithshëm të LDK-së, Adnan Merovci i ka bërë thirrje partisë së tij që të bëjnë kompromisin e duhur për të arritur deri tek një marrëveshje bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje. Merovci thotë se kryeministri dhe kryeparlamentari të merren si të mirëqena dhe t’i takojnë partisë fituese të 6 tetorit. Derisa LDK të merr […]

Mandatimi i sotëm për kryeministër i Albin Kurtit ka bërë që të rrjedh afati Kushtetues prej 15 ditësh për formim të Qeverisë. Por pavarësisht këtij limiti kohor, Merovci për KosovaPress, thotë se ende ka kohë për të arritur një zgjidhje për koalicionin qeverisës.

“Çdo gjë që ka ndodhur deri më sot me qenë si e mirëqenë dhe me qenë si diçka që ka ndodhur dhe e paprekshme, kjo është. Çështja e kryeministrit e cila është paracaktu që të jetë e Vetëvendosjes dhe çështja e kryeparlamentarit që nuk është paracaktu, por në fakt është pascaktu të i takoi LDK-së, vija e nënvizuar e T e barabartë me zero t’i merr reale kështu siç janë. Përndryshe, nuk ka kohë më, nuk ka energji më, nuk ka më edhe vullnet të mirëkuptueshëm për me ecë përpara”, thotë Merovci.

Por për të arritur deri tek koalicioni qeverisës, Merovci thotë se posti i presidentit nuk duhet të diskutohet më, kurse, Vetëvendosja në formën bllanko duhet të votojë propozimin e LDK-së.

“Çështja e presidentit le që t’i takojë LDK-së, po mos të diskutohet më. Vetëvendosja nuk ka të drejt politike, por edhe politiko-morale të përmend pozicionin e presidentit me asnjë kusht. Për arsye se çështja e presidentit duhet t’i takojë LDK-së, pa pikëpyetje. Bile, bile Vetëvendosja duhet të lirohet prej të gjithave insistimeve për ndonjë ndërhyrje, por bllanko duhet të pajtohet që të jetë i LDK-së dhe propozim autonom i LDK-së… LDK-ja e ka një hapësirë për të bërë një kompromis të pa ndodhur deri më tash, sikur t’i pranojë këto dy pozita që kanë ndodhur, pa u kthyer tek këto, presidenti mos me u diskutu, por me lëvizë me çështje të ministrive”, thotë ai.

Merovci kërkoi nga liderët e dy partive që të rifillojnë takimet për të arritur deri te formimi i qeverisë.

“Po të jep shenja dhe të krijohen le të themi opsione të paralajmëruara, LDK dhe kryetari i saj është i gatshëm prapë të ulet, prapë të bisedohet. Megjithatë, 15 ditë nuk janë pak, njihen mes veti dhe mendoj që mundet dhe ka hapësirë për t’u gjendur një zgjidhje rreth këtij koalicioni”, u shpreh Mervoci.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së mes tjerash, thotë se qeveria e pakicës nuk është një zgjidhje për Kosovën.

Mëngjesin e sotëm, partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje, ka dërguar mandatarin për kryeministër tek presidenti, Hashim Thaçi i cili më pas e dekretoi atë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?