Ulen vrasjet dhe vjedhjet në Kosovë

Kosova vitin e kaluar ka pasur më pak vepra penale, vrasje dhe vjedhje. Për këtë arsye, viti 2019 po konsiderohet si i suksesshëm për Policinë e Kosovës, edhe pse krahas kësaj ka pasur rritje në fushën e krimeve ekonomike, sidomos në aspektin e korrupsionit dhe fajdeve. Kështu u bë e ditur në konferencën e sotme […]
Kosova vitin e kaluar ka pasur më pak vepra penale, vrasje dhe vjedhje. Për këtë arsye, viti 2019 po konsiderohet si i suksesshëm për Policinë e Kosovës, edhe pse krahas kësaj ka pasur rritje në fushën e krimeve ekonomike, sidomos në aspektin e korrupsionit dhe fajdeve.
Kështu u bë e ditur në konferencën e sotme ku Policia e Kosovës prezantoi raportin vjetor të punës.
Drejtori i këtij institucioni të sigurisë, Rashit Qalaj duke prezantuar raportin, tha se ky ka qenë ndër vitet më të suksesshme të Policisë.
Për detajet e numrit të rasteve, foli drejtori i departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, ku tha se krahasuar me vitin 2018, ka pasur ulje të tyre në rreth 8.90 përqind.
Ndërsa, drejtori i departamentit të Hetimeve, Riza Shillova bëri të ditur se ka pasur rritje të veprave penale që ndërlidhen me krimet kibernetike, korrupsionin dhe fajdet.
Si sukses të këtij departamenti, ai tha se është angazhimi për konfiskimin e narkotikëve, dhe luftës kundër terrorizmit.
Në kuadër të kësaj konference u bën të ditura edhe të dhëna të tjera që përfshihen në departamentet e kufirit, shërbimeve mbëshetëse, ku në përgjithëi u tha se Policia e Kosovës ka bërë një punë të suksesshme vitin 2019./












