Ukraina dyshon se aeroplani në Iran u rrëzua për shkak të një rakete kundër ajrore

Ukraina është duke hetuar mundësitë e mundshme që shkaktuar aksidentin vdekjeprurës të aeroplanit në Tehran që la të vdekur 176 pasagjerët. Shefi i këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka shkruar në Facebook se është duke u mbajtur një mbledhje me autoritetet iraniane, ku shkaqet e ndryshme të përplasjes po studiohen. […]
Ukraina është duke hetuar mundësitë e mundshme që shkaktuar aksidentin vdekjeprurës të aeroplanit në Tehran që la të vdekur 176 pasagjerët.
Shefi i këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka shkruar në Facebook se është duke u mbajtur një mbledhje me autoritetet iraniane, ku shkaqet e ndryshme të përplasjes po studiohen.
Këto përfshijnë teorinë se aeroplani është goditur nga një raketë kundër ajrore, ka njoftuar më tej Danilov, transmeton cnn.
Ende nuk është bërë e qartë se cili është shkaku i rrëzimit të aeroplanit dhe disa shpjegime, duke përfshirë edhe atë të dështimit teknik.
Tjera teori në shqyrtim janë se aeroplani është përplasur me një mjet të pa pilotuar (dron) ose “objekt tjetër fluturues”, probleme teknike me motorin e aeroplanit duke shkaktuar shpërthimin dhe se ka ndodhur shpërthimi brenda aeroplanit nga një akt terrorist./Periskopi/












