Ujërat e kanalizimit drejt e në liqenin e Batllavës, Badovci rrezikohet me ndërtime

Kanalizimet e banorëve të Orllanit derdhën në Liqenin e Batllavës. Ndërkohë, liqeni i Badovcit është duke u rrezikuar nga ndërtimet që planifikohen të bëhen. Në shumë liqene të Kosovës që përdoren për ujë të pijshëm, derdhen ujërat e zeza të banorëve që jetojnë përreth. Një plan i fundit për ndërtimin e një lagjeje banimi afër […]
Kanalizimet e banorëve të Orllanit derdhën në Liqenin e Batllavës.
Ndërkohë, liqeni i Badovcit është duke u rrezikuar nga ndërtimet që planifikohen të bëhen.
Në shumë liqene të Kosovës që përdoren për ujë të pijshëm, derdhen ujërat e zeza të banorëve që jetojnë përreth. Një plan i fundit për ndërtimin e një lagjeje banimi afër Liqenit të Badovcit, në periferi të Prishtinës, ka shkaktuar pakënaqësi te pjesëtarët e shoqërisë civile që thonë se liqeni do të ndotej edhe më shumë.












