Trumpi në Davos përdhos aktivistët e klimës: “Janë profetë të kiametit”

Donald Trump ka kërkuar të zbus kritikat në rritje për qasjen e tij ndaj krizës klimatike duke mbështetur iniciativën për të mbjellë një trilion pemë në dhjetë vitet e ardhshme si shenjë e aktivizmit të gjelbër. Në një sulm të ashpër ndaj aktivistes Greta Thunberg, ai përdori shënimet e tij për të mohuar në Forumin […]
Në një sulm të ashpër ndaj aktivistes Greta Thunberg, ai përdori shënimet e tij për të mohuar në Forumin Ekonomik Botëror “profetët e përjetshëm të fundit të botës” dhe “parashikuesve të apokalipsit”.
Presidenti amerikan tha se ai ishte “një besimtar i madh te ambienti” në një fjalim që listonte arritjet e tij që prej se mori detyrën e Shtëpisë së Bardhë tri vjet më parë, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
“Ambienti për mua është shumë i rëndësishëm,” tha Trump pas një fjalimi 30 minutësh.
Ai nuk përmendi emergjencën klimatike por mbështeti iniciativën – që u përgatit në Davos.
“Ajo çka dua unë është uji i pastër dhe ajri i pastër,” tha ai. /Periskopi












