Trump: Qassem Soleimani kishte në cak katër ambasada të SHBA’së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ish gjenerali iranian, Qassem Soleimani kishte në plan të sulmonte katër ambasada amerikane. “Ai po planifikonte sulme të reja dhe cak ishin ambasadat tona – jo vetëm ajo në Baghdad”, ka thënë Trump gjatë një tubimi në Ohio, transmeton Klan Kosova. “Por ne arritëm ta ndalim atë. […]
“Ai po planifikonte sulme të reja dhe cak ishin ambasadat tona – jo vetëm ajo në Baghdad”, ka thënë Trump gjatë një tubimi në Ohio, transmeton Klan Kosova.
“Por ne arritëm ta ndalim atë. Vepruam shumë shpejt dhe e ndalëm”.
Trump nuk ka treguar se cilat kanë qenë ambasadat që Soleimani planifikonte t’i sulmonte para se të vritej përmes një sulmi nga ajri.












