Tronditëse: Princi saudit Bin Salman i hakoi telefonin njeriut më të pasur në botë

Tronditëse: Princi saudit Bin Salman i hakoi telefonin njeriut më të pasur në botë

Miliarderit të Amazonit, Jeff Bezosit, i ishte hakuar telefoni i tij mobil në vitin 2018 pasi kishte marrë një mesazh që dukej se ishte dërguar nga llogaria personale e princit të Kurorës së Arabisë Saudite, kanë thënë burimet e prestigjiozes Guardian. Mesazhet e koduara nga numri i përdorur prej Mohammed bin Salman besohej se përfshinin […]

Mesazhet e koduara nga numri i përdorur prej Mohammed bin Salman besohej se përfshinin një vegëz që infiltrohej më pas në telefonin e njeriut më të pasur në botë, sipas rezultateve të analizave të forenzikës digjitale.

Bezosi dhe Mohammed bin Salmani kishin qenë në një darkë së bashku në Hollywood vetëm disa javë para se kjo të ndodhte te Brian Gazeri, një producent fitues i Oscarit, përcjell Periskopi

Atëherë 32 vjeçari trashëgimtar i kurorës saudite, i njohur në botë si “MBS”, ishte përshëndetur me krahë hapur nga Los Angelesi në New York – duke u ndalur në Shtëpinë e Bardhë, MIT dhe Harvard.

Ky dukej si një puç i relacioneve me publikun për princin e kurorës, që paraprakisht ishte kritikuar nga aktivistët e të drejtave të njeriut për vendimin e tij që të hapte luftë në Jemen – dhe po ashtu për burgosjet e pretenduara dhe torturat e sauditëve të pasur në hotelin Ritz-Carlton në Riad.

Amazoni kishte qenë në bisedime për mundësinë e hapjes së një qendre për të dhënat në Arabinë Saudite.

Sipas burimeve që kanë folur me Guardianin, mesazhi që iu dërgua Bezosit nga mbreti i kurorës përmbante një vegëz videoje.

Analizat teknike forenzike të kësaj vegëze kanë gjetur se ishte “shumë e mundshme” që ajo të përmbante viruse për t’u futur në telefonin e Bezosit dhe për t’i marrë një masë të madhe të dhënash brenda disa orësh.

Bezosi, duket se ishte hakuar.

The Guardian nuk e di natyrën e saktë të materialit që është marrë, apo se çka është bërë me të.

Princi i Kurorës ka qenë nën kritika të ashpra për përpjekjet e tij që t’i heshtte kritikët e regjimit të tij në mbarë botën.

Wes Bezosi, pronari i Washington Postit, gazetës që kishte punësuar disidentit saudit të vrarë, Jamal Khashoggin, konsiderohej një prej tyre? /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?