Thaçi: Serbia po mohon masakrën e Reçakut si rezultat i heshtjes së ndërkombëtarëve

Thaçi: Serbia po mohon masakrën e Reçakut si rezultat i heshtjes së ndërkombëtarëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga homologu i tij nga Shqipëria Ilir Meta, ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial në  Reçak, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut. “Jemi së bashku këtu me presidentin e Shqipërisë për të bërë nderimet më të larta shtetërore për të masakruarit. Maskara e Reçakut është gjenocid […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga homologu i tij nga Shqipëria Ilir Meta, ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial në  Reçak, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut.

“Jemi së bashku këtu me presidentin e Shqipërisë për të bërë nderimet më të larta shtetërore për të masakruarit. Maskara e Reçakut është gjenocid i kryer nga shteti i Serbisë kundër popullit të Kosovës por kjo sensibilizoi të gjithë opinionin ndërkombëtar për të qartësuar se Serbia po kryente krime kundër njerëzimit në Kosovës”, ka thënë Thaçi,

Presidenti ka theksuar se Kosova ende kërkon që të zbardhen krimet jo vetëm të masakrës së Reçakut por edhe të gjitha tjerave që kanë ndodhur në Kosovë.  Ndërsa  është shprehur i indinjuar me drejtësinë ndërkombëtare.

“Drejtësia ndërkombëtare ende nuk ka zbardhur rastet e masakrave në Kosovë, ka heshtur edhe në dhunimin e rasteve të 20 mijë grave, por sidoqoftë udhëtimi jonë është euroatlantik ne duhet ta konsolidojmë shtetin”, tha presidenti.

Tutje, Thaçi ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pas një sjellje të mentalitetit të Sllobodan Millosheviqit duke tentuar t’i mohojë krimet e kryera nga Serbia në Reçak.

“Është një sjellje e mentalitetit të Sllobodan Millosheviqit por kjo sjellje ka ardh si rezultati heshtjes ndërkombëtare për masakrën e Reçakut, ishte një shtytje dhe guxim i autoriteteve të Serbisë që t’i mohojnë krimet në masakrën e Reçakut”, ka deklaruar  Thaçi./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?