Thaçi: Lidershipi i presidentit Trump, vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi ka shkruar edhe në Facebook pas një darke pune që realizoi sonte me Richard Grenell, të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Periskopi. Thaçi tregon për diskutime që patën, ndërkohë shton se Kosova do të vazhdojë të jetë partner besnik i SHBA-së. Ja postimi i […]
Thaçi tregon për diskutime që patën, ndërkohë shton se Kosova do të vazhdojë të jetë partner besnik i SHBA-së.
Ja postimi i plotë:
Një darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Republikës Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell. Ne biseduam për situatën politike dhe ekonomike në vend e rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe ne do të vazhdojmë të jemi partner besnik i SHBA-së në jetësimin e interesave strategjike në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu, lidershipi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.
Faleminderit ambasador Grenell për angazhimin e shtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. HTH/PERISKOPI/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3392555137481488












